10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Furnizonte me drogë grupet e tjera kriminale/ Goditet banda italo-shqiptare, vihen në pranga 20 persona

Policia italiane ka goditur një tjetër bandë italo-shqiptare e cila furnizonte me drogë grupet e tjera kriminale.

Pas përfundimit të dy viteve hetime mbi këtë bandë, efektivët e policisë italiane vendosën në pranga 20 shqiptarë dhe italianë, ku 15 kanë përfunduar në burg dhe 5 të tjerë në arrest shtëpie.

Hetimi nisi kur policët, duke ndjekur një kanal të mundshëm furnizimi me drogë në sheshin e tregut Pioltello, në zonën e Milanos, gjetën një sërë personash me origjinë shqiptare, banues në disa bashki të zonës së Bergamos së Poshtme.

Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin dhe tregtimin e drogës, armëmbajtje pa leje. Baza e tyre ishte zona e Bergamos dhe banda italo-shqiptare furnizonte grupet e tjera kryesisht me kokainë dhe heroinë. Ata përdorin metodat nga më të ndryshme të botës së mafias duke shkuar deri në goditjen me armë. Në luftën e tyre për territore banda italo-shqiptare kishte zaptuar sheshet e Italisë së Veriut me metoda mafioze dhe të dhunshme.

Policia ka sekuestruar 1.4 kg kokainë, afërsisht 14 kg heroinë, 100 kg lëndë prerëse, rreth 17.500 euro cash dhe dy pistoleta gjysmë automatike. Nga kontrollet e shumta u sekuestruan rreth 74 mijë euro cash dhe u arrestua një person për mbajtjen e 700 g. të kokainës. Aktiviteti u krye me ndihmën e agjentëve të Skuadrave Lëvizëse të Bergamos, Brescia, Bolzano, Novara, Rimini, Shtabi i Policisë Varese dhe Departamenti i Parandalimit të Krimit të Lombardisë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...