10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Furtunë në Vlorë: Rama urdhëron lirimin e hapësirave publike në Muradie – bizneset nën ultimatum

Pas lëkundjeve në drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë, furtuna politike ka zbritur në terren – konkretisht në lagjen historike Muradie, ku kryeministri Edi Rama ka lëshuar një ultimatum të qartë ndaj bizneseve lokale që kanë zaptuar hapësirat publike me tavolina, çadra, karrige e frigoriferë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Rama, gjatë një vizite të papritur një ditë më parë në këtë lagje të transformuar në atraksion turistik, konsumoi një kafe, por ajo që vuri re ishte pamundësia për të ecur lirshëm, për shkak të pushtimit të trotuareve dhe rrugicave nga ambientet e lokaleve.

Urdhër i prerë nga kryeministri: Lironi hapësirën!

Menjëherë pas kësaj vizite, është dhënë urdhri i prerë për lirimin e menjëhershëm të hapësirës publike, shoqëruar me kufizime të qarta për shtrirjen e bizneseve në trotuare dhe rrugë.

Sot në mëngjes, policia bashkiake zbarkoi në Muradie, ku nisi njoftimi zyrtar i pronarëve të bareve, kafeneve dhe restoranteve, të cilëve iu kërkua heqja vullnetare e të gjitha objekteve që zënë rrugën.

Ndryshime të thella në qeverisjen lokale

Ky aksion vjen menjëherë pas ndryshimeve në krye të Partisë Socialiste në Vlorë, ku Klevis Kaso është komanduar si drejtues i ri, bashkë me Erjona Ismailin si bashkëkryetare, duke zëvendësuar Admir Malajn dhe Vilma Bellon.

Analistët e shohin këtë si një sinjal të qartë të Ramës për pastrimin e radhëve dhe rikthimin e rregullit, si në administratë, ashtu edhe në menaxhimin e hapësirave urbane.

🔴 Bizneset kanë pak kohë në dispozicion për t’iu përmbajtur urdhrit – në të kundërt, ndërhyrja do të jetë e menjëhershme dhe me masa ndëshkuese.

Lagjja Muradie, një xhevahir i trashëgimisë historike dhe një nga sheshet më të rëndësishme për turizmin e Vlorës, pritet të marrë një fytyrë të re të disiplinuar, larg kaosit urban të zaptimit të hapësirave publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...