10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

G-7 zotohet të plotësojë nevojat urgjente të Ukrainës për paisje ushtarake për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë

Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatëshes rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën të hënën, duke u zotuar të plotësojnë nevojat e saj urgjente për paisje ushtarake për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë.
Në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë, G-7 dënoi “sulmet e vazhdueshme çnjerëzore dhe brutale të Rusisë ndaj infrastrukturës jetike, në veçanti rrjeteve të energjisë dhe ujit në qytetet në mbarë Ukrainën”. Deklarata i quan këto sulme krime lufte dhe dënoi ata që “mbështesin luftën e paligjshme të Putinit”.
Deklarata vjen vetëm një ditë përpara takimit të G-7 në Paris me tematikë rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori pjesë në takimin virtual. Kancelari gjerman Olaf Scholz, aktualisht edhe president i G-7, u angazhua për ringritjen e stabilitetit financiar të Ukrainës dhe e krahasoi rindërtimin e Ukrainës me Planin Marshall të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, forcat ruse goditën Ukrainën lindore dhe jugore të hënën me raketa, dronë dhe artileri. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal bëri thirrje për dërgimin e raketave Patriot dhe sistemeve të tjera të teknologjisë së lartë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të Rusisë.

Të paktën tetë civilë u plagosën më 12 dhjetor nga sulmet me raketa të forcave ruse në qytetin Hirnyk, në rajonin lindor Donetsk, njoftoi guvernatori Pavlo Kyrylenko.

“Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital dhe po vlerësojmë përmasat e dëmeve”, njoftoi ai në rrjetin Telegram.

Zona në Hirnyk, rreth 50 kilometra në perëndim të qytetit të pushtuar Donetsk, u godit nga raketa të shumta të llojit Uragan, tha guvernatori.

Moska “vazhdon të terrorizojë ukrainasit paqësorë”, tha zoti Kyrylenko dhe u bëri thirrje banorëve t’i largohen rajonit Donetsk. Zona është epiqendër e luftimeve të ashpra dhe infrastruktura e dëmtuar energjitike ka lënë miliona njerëz pa energji, ndërsa temperaturat janë nën zero.

Të gjitha termocentralet dhe hidrocentralet e Ukrainës janë dëmtuar nga sulmet e fundit të Rusisë që kanë në objektiv rrjetin e furnizimit të vendit, tha të dielën kryeministri i Ukrainës.

Presidenti Zelensky tha gjatë fjalimit të tij të dielën se ekipet e emergjencave kishin arritur të rikthenin pjesërisht energjinë në qytetin jugor Odesa, ku sulmet ruse goditën të shtunën dy centrale energjitike dhe ndërprenë energjinë për 1.5 milionë njerëz.

Sipas një zyrtari të lartë të Pentagonit, Rusia do të ketë harxhuar pjesën më të madhe të rezervave të municionit në fillimet e vitit 2023. “Kanë tërhequr nga rezervat e vjetëruara të Rusisë, gjë që sinjalizon se janë të gatshëm ta përdorin atë municion, një pjesë e të cilit është prodhuar edhe 40 vjet më parë”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve tha të hënën se pritet një tjetër valë prej qindra mijëra refugjatësh nga Ukraina drejt Evropës gjatë dimrit, për shkak të kushteve “të pajetueshme”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...