13.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Gafa e Presidentit Begaj në letrën e ngushëllimit për familjen mbretërore:Monarkitë duken si diçka e tejkaluar

Presidenti i vendit Bajram Begaj, që mori detyrën si kreu i lartë i shtetit pak muaj më parë ka bërë një gafë në letrën drejtuar për Mbretin Charles III për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeth II.

Në një mesazh ngushëllues, ndër të tjera thuhet se mbretëritë janë forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara. Pra për Presidentin Bajram Begaj monarkitë duken forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara.

“Në kohët moderne, kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar, Shkëlqesia e Saj, e sfidoi kohën gjatë gjithë mbretërimit të Saj, me urtësinë dhe fisnikërinë karakteristike, me vendosmërinë e përulur dhe përkushtimin e saj absolut ndaj unitetit të vendit, duke u bërë një figurë fort e dashur dhe e admiruar nga njerëzit në mbarë botën”-thuhet në letër.

Megjithatë në botë madje edhe në shtetet më të zhvilluara evropiane ekzistojnë ende monarkitë pavarësisht formës së qeverisjes demokratike.

Përmendim këtu: Britania e Madhe, Belgjika, Holanda, Luksemburgu, Monako, Lihtenshtajni, etj.

Ai ka bërë edhe një gafë tjetër pasi e quan Mbretëreshën Elisabeth II “Shkëlqesia e Saj”, titull që nuk përdoret për monarkët, jo në Shqipëri, por askund në botë.

Letra e plotë:

“Madhëria Juaj

Me keqardhje të thellë ju drejtohem për humbjen e Mbretëreshës se dashur, Madhërisë së Saj Elisabeta II. Në këto momente hidhërimi, në emrin tim personal dhe në emër të gjithë popullit shqiptar, shpreh ngushëllimet tona më të ndjera për Familjen Mbretërore, gjithë nënshtetasit e Madhërisë së saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë Komanuelthin.

Mbretëresha Elisabeta do të mbetet në histori dhe në kujtesën e se gjithë brezave, si personifikimi më shembullor i shtetarit të përkushtuar deri në çastet e fundit, ndaj vendit, detyrës dhe misionit, që historia i ngarkoi që në moshe të re.

Ajo mbretëroi me dinjitet të pakrahasueshëm, për plot 70 vite jo të lehta për Mbretërinë e Bashkuar dhe u përball me sfida të vështira, që nga shpërbërja e Perandorisë, e konfliktet e tejzgjatura me Irlandën e Veriut, Brexit, etj., por ia doli gjithmonë të ruaj paanshmërinë, të kultivojë marrëdhënie të shkëlqyera me udhëheqës të shumtë global dhe të kontribuojë për paqen dhe përparimin në vend dhe në mbarë botën duke fituar në mënyrë të natyrshme admirimin e të gjithëve.

Në kohët moderne, kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar, Shkëlqesia e Saj e sfidoi kohën gjatë gjithë mbretërimit të Saj, me urtësinë dhe fisnikërinë karakteristike, me vendosmërinë e përulur dhe përkushtimin e saj absolut ndaj unitetit të vendit, duke u bërë një figurë fort e dashur dhe e admiruar nga njerëzit në mbarë botën.

Sot, të gjithë ne jemi pranë jush me mendime dhe lutje për shpirtin e saj dhe trashëgiminë e rrallë, që Ajo i Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar, vendit të Saj dhe gjithë Njerëzimit.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Saj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT