12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Gara për kreun e PD/ Voton Ibsen Elezi: “Të numërohet çdo votë dhe të mos shtohet për asnjë kandidat, nuk do të tolerojë shkelje”

Pas ish-kryeministrit Sali Berisha ka votuar edhe rivali i tij në garë për kreun e PD, Ibsen Elezi. Ai kërkoi të zhvillohet një proces i rregullt dhe transparent pa manipulime në votim.

Ai tha se nuk ka tërheqje nga gara pavarësisht disa problematikave të konstatuara gjatë procesit.

Elezi deklaroi se pas shpalljes së përfundimit të procesit do ta njohë rezultatin, por theksoi se nuk do të tolerojë asnjë shkelje.

Të numërohet çdo votë dhe të mos shtohet asnjë votë për asnjë kandidat. Ka zëra që qarkullojnë sepse në të kaluarën ka pasur shkelje nga më të rëndat. Në të kaluarën ka ndodhur rëndom kjo punë. Edhe po të kem informacion nuk mund ta mbështes në asnjë fakt. Kam vëzhgues në qendra.

 Kam mbajtur një qëndrim tolerues në momentin kur ata nuk e kanë pasur vullnetin për t’u deklaruar në proces. Drita e së ardhmes nuk është as doktori dhe as unë. Drita e së ardhmes është vota e lirë. Individët nuk janë drita e diellit. Jemi në sistem parlamentar.

Njerëzit duhet të vendosin për ide dhe jo për individë. Jam fokusuar shumë te procesi dhe kjo ka qenë arsyeja pse kam pranuar të jem në garë. Besoj se pas shpalljes së përfundimit do ta njoh rezultatin por nuk do të toleroj. Kam toleruar shkelje të vogla dhe parimore. Nuk mund ta toleroj sepse është patoleruesme”, tha Elezi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...