15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Gatishmëri e lartë në Sarandë: RENEA dhe operacionales “blindojnë” qytetin pas valës së krimeve

Saranda ndodhet në një situatë tensioni dhe pasigurie, pas disa ngjarjeve kriminale të rënda të ndodhura në ditët e fundit. Në përgjigje të kësaj situate, strukturat policore janë vendosur në gjendje gatishmërie të lartë, ndërsa forcat speciale RENEA dhe efektivë të operacionales së Vlorës kanë zbarkuar në qytetin bregdetar.

Paraditen e së dielës, RENEA ka kryer kontrolle të imtësishme në zonat periferike të braktisura të Sarandës, në kuadër të një operacioni për kapjen e pesë personave në kërkim, të dyshuar për përfshirje në dy ngjarje me përdorim arme zjarri dhe një tjetër me shpërthim eksplozivi. Një nga këta persona rezulton ende i paidentifikuar.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar, në disa nga akset më të frekuentuara turistike të Sarandës dhe Ksamilit, dy automjete civile me efektivë të operacionales kanë ndaluar mjete të ndryshme në lëvizje, si pjesë e kontrolleve të befasishme për armëmbajtje pa leje dhe verifikim të personave me precedent penal.

Burime pranë Policisë bëjnë të ditur se Komisariati i Sarandës po përpiqet të përballojë situatën me burime të kufizuara, ndërkohë që hetimet për ngjarjet më të rënda janë marrë në dorë nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, për shkak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme në strukturën vendore.

Ndryshimet në organizimin e Komisariatit, i cili aktualisht mbulon të paktën 4 bashki të jugut, kanë sjellë një mbingarkesë të dukshme operacionale, duke lënë në hije menaxhimin e trafikut urban, plazheve dhe konflikteve të vogla në qytet — që, siç paralajmërojnë burime nga terreni, mund të përshkallëzohen në ngjarje të rënda kriminale.

Për momentin, prania e shtuar e forcave speciale ka rikthyer një farë ndjenje sigurie për banorët dhe turistët, por autoritetet pranojnë se stabiliteti afatgjatë kërkon përforcim të burimeve njerëzore dhe riorganizim të strukturave vendore të rendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...