25.5 C
Tiranë
Monday, April 28, 2025
spot_img

Gazeta më e madhe izraelite zbulon përpjekjet e Vuçiç për ta parandaluar njohjen e Kosovës

E përditshmja izraelite, “The Jerusalem Post” ka konfirmuar se të hënën Kosova dhe Izraeli do t’i vendosin edhe zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike, teksa ka treguar edhe një përpjekje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për ta parandaluar këtë.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, megjithatë dhe një burim diplomatik izraelit konfirmoi se Beogradi është i zhgënjyer me zhvillimet e fundit. Në shtator, burime të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç e bënë të qartë se nëse Beogradi hap një ambasadë në Jeruzalem, Serbia do të priste që Izraeli të mos e njihte Kosovën si shtet – megjithëse mund të mbante lidhje të nivelit më të ulët, shkruan gazeta izraelite.

Serbia mund ta hapë ende një ambasadë në Jeruzalem, siç përcakton marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por marrëdhëniet me Izraelin do të degradohen, i ka thënë një burim JP-së.

Nënshkrimi i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike do të mbahet në një ngjarje virtuale me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gaby Ashkenazi. Ministra e Jashtme kosovare kishte planifikuar ta vizitonte Izraelin këtë javë, por udhëtimi është shtyrë sepse Izraeli ka ndaluar të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19, shkruan ndër tjerash ky medium.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet e 11 Majit: Njësia 10 dhe Bashkia Vorë do të votojnë elektronikisht

0
Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit 2025, banorët e njësisë administrative nr. 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë do të votojnë...

Kalciumi, minerali thelbësor për trupin: Burimet natyrale dhe rëndësia për shëndetin

0
Kalciumi është minerali më i bollshëm dhe një ndër më të rëndësishmit për trupin e njeriut. I njohur kryesisht për rolin që luan në...

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Prill 2025

0
♈ Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të përballeni me zgjedhje të rëndësishme në marrëdhënien tuaj. Bëni atë që ndjeni, edhe nëse të...

Parashkimi i motit, e Hënë, 28 Prill 2025

0
Përmbledhje e motit për 28 prill 2025 • Kushtet atmosferike: Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa në zonat...

Arrestohet në Greqi Eduard Vushaj, i dënuar me 16 vjet burg për vjedhje me...

0
  Policia greke ka arrestuar 39-vjeçarin shqiptar Eduard Vushaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për ekzekutimin e një dënimi prej 16 vitesh burgim në...