14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gazetarja Aida Topalli zbardh detaje nga vetëvrasja e 25-vjeçares Xhuana Nikolli: “U shty drejt aktit ekstrem jo Vetëm nga dhuna e ish-bashkëshortit”

Në një intervistë televizive, gazetarja Aida Topalli ka dhënë detaje të reja mbi tragjedinë e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares shqiptare që humbi jetën pas një periudhe të gjatë dhune psikologjike dhe fizike nga ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, i cili është shpallur në kërkim.

Topalli tha se Xhuana nuk ishte dhunuar vetëm nga Fizi, por edhe nga anëtarë të tjerë të familjes së tij, ku ajo kishte shkuar nuse në qershor të vitit 2025. Prindërit e saj kanë pasur dijeni për dhunën dhe kanë bërë një kallëzim për ish-bashkëshortin.

“Xhuana vendosi t’i japë fund jetës pas një kalvari vuajtjesh për shkak të dhunës psikologjike dhe fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj. Por jo vetëm ajo, rezulton të mos jetë dhunuar vetëm nga ish-bashkëshorti, por edhe nga anëtarë të tjerë të familjes së tij,” tha Topalli.

Sipas gazetares, 25-vjeçarja po përgatitej për të filluar një punë të re dhe kishte blerë rroba për këtë fillim të ri në karrierë. Ajo kishte festuar më 9 mars me koleget dhe më pas ishte takuar me ish-bashkëshortin, ku gjatë natës kishte pësuar dhunë.

Në një letër të lënë për familjarët, Xhuana kërkonte falje dhe shprehte se nuk mund të lejonte që ata që e kishin dhunuar të vazhdonin ta dëmtonin. Tragjedia ka tronditur familjarët dhe komunitetin, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e Fizit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Çfarë viktime bën ti i shkreti?” – Debati tensionuar mes Mateo dhe Rogerti

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve Mateo dhe Rogerti në oborrin e shtëpisë, duke përfshirë edhe Miri dhe më pas ndërhyrjen e...

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...