14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gazment Bardhi flet pasi del nga SPAK: “Kam kërkuar që materialet e komisionit hetimor të jenë pjesë e dosjes”

Deputeti i PD, Gazment Bardhi foli per mediat pasi doli nga SPAK, ku tha se ishte thirrur si person ne cilesine e kallezuesit ne emer te PD per inceneratorin e Elbasanit.

“Sot isha në cilësinë si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetimet dhe pas dy viteve nuk kanë përfunduar ende.
Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD. Inkurajoj SPAK për të përfunduar hetimet e për të cuar para drejtësisë shkelesit.

Deri më tani nuk ka asnjë zhvillim sa i përket inceneratorit të Tiranës. I kemi dhënë besim SPAK do duhet të na kthejë mbrapsht besimin.

Këto tre inceneratorë janë aferë e pastër korruptive, i nxis për të cuar përpara hetimet.
Procedurë normale e ligjore që kallëzuesi do duhet të japë deklarimet e tij mbi kallëzimet që ka bërë.

Kam kërkuar që të merret në cilësinë e provës e materiale dhe gjetjet e komisioniet hetimor parlamentar, ka pasur shtesë kallëzim nga PD mbi bazën e punës së bërë në komisionin hetimor e kam kërkuar që materialet të jenë pjesë e dosjes hetimore.

Personat e kallëzuar nisin nga kryeministri Ram deri te nëpunësit e fundit që kanë firmosur. Tek pritshmerite tona SPAK nuk ka shkuar sa kohe personat pergjegjes te evidentuar ne kallezim duke nisur nga Edi Rama, Engjell Agacim, Gjiknuri e Ahmetaj e nje sere zyrtaresh te tjere jane sot ende te lire nderkohe qe kane pergjegjesi ligjore per kete afere.

Rendesi ka qe SPAK po heton, ka besimin e opinionit publik dhe timin personal keshtu qe une e nxis ti shkoje deri ne fund hetimeve per kete afere dhe afera te tjera korruptive”, u shpreh Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...