7.5 C
Tiranë
Tuesday, March 3, 2026
spot_img

Gazment Bardhi kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut “Distancimi nga krimi dhe korrupsioni duhet të jetë i menjëhershëm”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë një replike me kreun e grupit socialist Taulant Balla në Kuvend, theksoi se PD distancohet qartë nga dhuna, korrupsioni dhe lidhjet e politikës me krimin e organizuar.

Bardhi përsëriti gjithashtu kërkesën e Komisionerit të Jashtëm Evropian që Partia Socialiste të distancohet publikisht nga rastet e korrupsionit, duke përmendur konkretisht deputeten Belinda Balluku dhe nevojën për heqjen e imunitetit të saj për të përballuar drejtësinë si çdo qytetare tjetër.

“Ne distancohemi nga dhuna, nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar, nga çdo krim. Të injorosh një fjalim të Komisionerit të Jashtëm që kërkon që kjo mazhorancë të distancohet nga korrupsioni i Ballukut, nuk është e pranueshme,” tha Bardhi.

Ai shtoi se qytetarët duhet të jenë të informuar për pasuritë publike dhe vendimet e qeverisë, duke kritikuar menaxhimin e pronës publike që u kalua një fondacioni francez, për të cilën u deshën protestat e 28 shkurtit që të bëhej e njohur.

“Shqipëria nuk vuan nga simbolikat, por nga thelbi i kësaj qeverisjeje: korrupsioni dhe krimi i organizuar. Distancimi nga krimi dhe korrupsioni duhet të jetë i menjëhershëm, sipas asaj që kërkon Komisioneri i Jashtëm,” përfundoi Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në aksident tragjik në Itali

0
Mitrovica është tronditur nga humbja e dy të rinjve, Fidan Peci, 27 vjeç, dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç, të cilët kanë humbur jetën në...

Meloni: Situata në Lindjen e Mesme shqetësuese, Italia në gatishmëri maksimale

0
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas sulmit izraelito-amerikan ndaj Iranit, duke e...

Shqiptarja në Dubai: Situata në Dubai nën kontroll, puna dhe shërbimet vazhdojnë normal

0
Brisi Selmani, një shqiptare që jeton dhe punon në Dubai, deklaroi në një lidhje direkte televizive se situata pas sulmeve të mëngjesit është e...

Sali Berisha: Protesta e 28 shkurtit një marshim epik, Rama “mbron korrupsionin”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi nga foltorja para Kryeministrisë protestën e 28 shkurtit, duke e cilësuar atë si një “marshim epik” dhe...

Ivi Kaso: Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas rrit çmimet e transportit dhe bukës në juglindje

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ngriti shqetësimin në Kuvend lidhur me pasojat ekonomike nga shembja e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas, duke e cilësuar atë...