9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Gazment Bardhi: Lirimi i Sali Berishës, vendim i drejtë, fitore politike

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas lirimit të Sali Berishës nga arresti shtëpiak. Bardhi e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke e cilësuar atë si një veprim të duhur ligjor dhe të harmonizuar me frymën dhe logjikën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese disa ditë më parë.

Sipas Bardhit, ky vendim përfaqëson një fitore politike të Berishës dhe një shembull të qëndresës së tij në përballjen me atë që ai e quan një “regjim të Edi Ramës”.

Reagimi i Bardhit:

Revokimi nga GJKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë vonese do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.

Afërsisht një vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitoi!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...

“Ora që Taulant Balla ka merituar”, Noka ironizon mbi dhuratën 30,500 dollarëshe

0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me dhuratën luksoze që i është ofruar kreut të grupit...

“Do ishte më mirë të fliste privatisht”, vëllai i Rogertit reagon pas deklaratave të...

0
Xhulio, vëllai i banorit të “Big Brother VIP 5”, Rogerti, ka reaguar sot përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Shqipëria Live” lidhur me deklaratat...

Trump: “Nuk na nevojiten aleatët e NATO-s kundër Iranit”

0
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Truth Social, tha se nuk e çudit që shumica e vendeve anëtare...

“Irani duhet neutralizuar” – Shtetet e Gjirit kërkojnë veprim të SHBA-së për sigurinë e...

0
Shtetet arabe të Gjirit kanë bërë thirrje ndaj Shteteve të Bashkuara për të “neutralizuar” kërcënimin iranian, me qëllim që të mbrojnë tregun e naftës...