10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gazment Bardhi paralajmëron: Opozita do të sillet si t’i teket përballë regjimit të Ramës

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka dhënë një deklaratë të ashpër ndaj institucioneve dhe qeverisë, duke paralajmëruar se opozita do të veprojë në mënyrë të papërmbajtur, rast pas rasti, ndaj Kuvendit, Kryeministrisë dhe çdo godine tjetër që, sipas tij, është e lidhur me krimin e organizuar.

Në fjalën e tij për mediat, pas përplasjeve mes deputetëve të opozitës dhe forcave të Gardës si dhe deputetëve socialistë, Bardhi kritikoi vendimin për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës, duke theksuar se ky përjashtim nuk është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Ai tha: “Cilido që di të lexojë shqip e kupton që përjashtimi i 24 deputetëve nuk parashikohet në rrethanat që njeh Rregullorja e Kuvendit”.

Duke e krahasuar këtë situatë me burgosjen e deputetëve të opozitës, Bardhi tha se ata janë përjashtuar në mënyrë të paligjshme. Ai shtoi: “Njëlloj si deputetët e burgosur të opozitës që janë burgosur pa ligj, ashtu edhe deputetët u përjashtuan pa rregullore”.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së bëri akuza të rënda ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si drejtues të një regjimi që nuk njeh ligj, rregulla dhe kushtetutë. Bardhi tha se qeveria po kalon ligje jashtë Kuvendit, duke u bazuar në marrëveshje të fshehta mes Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Kryetarja e Kuvendit hyri si mi në Parlament,” – tha Bardhi, duke akuzuar se vendimet e rëndësishme merren te vila e pajustifikuar e Edi Ramës në Surrel. “Parlamenti ka rënë, jemi në një regjim ku deputetët e opozitës nuk lejohen të hyjnë në Kuvend nga forcat e sigurisë,” shtoi ai.

Në fund të deklaratës së tij, Bardhi bëri një krahasim të ashpër me regjimin e Putinit në Rusi, duke thënë: “Asgjë më shumë nuk bën Putini në Rusi. Rama është tipiku i politikanit që fshihet pas grave, pas deputetëve, pas politikanëve, sjell deputetët si dele dhe vetë fshihet në Surrel.”

Ai përfundoi duke paralajmëruar se opozita do të veprojë në mënyrën që e sheh të arsyeshme: “Hap pas hapi, do të sillemi si të na teket, ndaj kësaj godine, ndaj Kryeministrisë dhe çdo godine tjetër ku strehohet krimi i organizuar.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...