Georgina Rodriguez u shfaq sërish besnike ndaj stilit të saj luksoz në një event në New York, ku tërhoqi vëmendjen jo vetëm për elegancën, por edhe për një detaj të veçantë në kyçin e dorës: një orë Rolex e mbuluar me diamante 11-karatësh.
Modeli është një Rolex Datejust 16014, i prodhuar midis viteve 1980-1988, me çelik inox dhe ekran kristali safiri. Vlera e saj ekonomike është 10.000 euro, por për Georginën ajo ka edhe një kuptim të thellë emocional – është e njëjta orë që mban edhe Cristiano Ronaldo, në version mashkullor.
Një simbol i lidhjes së tyre të konsoliduar prej mbi shtatë vitesh, kjo orë unike i bashkon jo vetëm në stil, por edhe në ndjenja.