23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Gjendet e vetëvarur 57-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor në fshatin katund i ri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan ku një 57-vjeçare është gjetur e vetëvarur pranë banesës nga familjarët e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Katund i Ri ditën e djeshme. Raportohet se 57-vjeçarja me iniciale Sh. S, se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 06.11.2023, në fshatin Katund i Ri, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur, në afërsi të banesës, shtetasja Sh.S., 57 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT