Një 80-vjeçar ka humbur jetën. Policia e Durrësit bën me dije se 80-vjeçari V.Ll., është gjetur i pajetë në breg të detit, në lagjen nr.1 në Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 1 Durrës, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, shtetasi V. Ll., 80 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.