14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Gjendet makina e djegur pranë Rinasit pas atentatit në Lezhë

Një makinë e djegur është gjetur pranë Rinasit pas atentatit në Lezhë, ku humbi jetën Eno Nikulaj. Dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët për të kryer vrasjen, dhe ka dyshime se mund të jetë i vjedhur, duke përfshirë edhe targat e vjedhura. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur lidhjet e mundshme dhe për të përcaktuar prejardhjen e mjetit të përdorur në ngjarje.

Sipas informacioneve të policisë autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip “BMW” ngjyrë gri me targa të vjedhura.

Ngjarja e rëndë që tronditi qytetarët e Lezhës mbrëmjen e sotme, duket ka lidhje me sagën e hakmarrjes mes fiseve Nikulaj-Lekstakaj.

Kjo vrasje vjen pas asaj të ndodhur më 19 korrik të po këtij viti, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj i cili u ekzekutua me breshëri automatiku në fshatin Balldre ku sapo kishte dalë për të blerë një pije freskuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...