0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Gjendet një kufomë e dekompozuar buzë lumit të Vjosës

Një kufomë është gjetur mbrëmjen e kësaj të diele ë buzë të lumit te Vjosës në vendin e quajtur Guri i Linecit.

Kufoma është gjetur nga një banor i fshatit Shkozë të njësisë administrative Sevaster të Selenicë, i cili më pas ka njoftuar Policinë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kufoma ka dyshime se është e dekompozuar prej shumë vitesh.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po bëhen hetimet e nevojshme.
“Tepelenë/Informacion paraprak: Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysmë kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane.

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbetje të tjera kockore. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.”, njofton policia e Tepelenës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT