8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Gjëndia në Mifol alarmante evakuohen 11 shtëpi , rrezikohen dhe fshatra të tjerë

Moti i keq dhe stuhia e shiut ka nxjerrë nga shtrati lumin Vjosa, që për shkak të prurjeve ka shkaktuar përmbytje në zonën e Novoselës në Vlorë. Deri më tani raportohet për 7 banesa të përmbytura pikërisht në Novoselë, ndërsa 4 të tjera janë gjithashtu nën pushtetin e ujit në Fitore. Por nuk mbaron këtu, pasi edhe në Selenicë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Malit’, ka prezencë të ujit në rrugë, ndërsa moti i keq ka sjellë edhe dëmtimin e urës së Mesaplikut, duke izoluar kështu të gjithë banorët e zonës. Për shkak të ujit është dëmtuar edhe ura në Kallarat e Llakatund, ndërsa mijëra hektarë tokë bujqësore është nën ujë në Ferras Cerven, ku janë dëmtuar gjithë të mbjellat e fermerëve.

Situata shfaqet e keqe edhe në urën e Mifolit, e cila është është çarë dhe uji po rrjedh në pjesën e poshtme të saj, duke rrezikuar edhe banesat pranë bregut të lumit. Në këtë zonë ndodhet edhe prefekti i qarkut, Flamur Mamaj, i cili ka bërë me dije se banorët e shtëpive janë evakuuar nga zona, ndërsa situata vijon të paraqitet alarmante. Mamaj bën thirrje për përforcimin e argjinaturave, pasi gjatë natës niveli i ujit ka arritur në 8 m mbi nivelin e detit, nga 7.6 që ishte rreth orës 23:00 të një dite më parë. Duke shënuar kështu një rritje graduale, që pritet të shtohet edhe me shirat që do të jenë prezentë edhe ditën e sotme. Deri më tani parashikohet që niveli i ujit të shkojë në 8.2 metra mbi nivelin e ujit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...