10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Gjendjes së pasigurtë ekonomike”, 9000 vende të tjera pune shkurtohen nga kompania më e madhe Amazon

Tregtuesi online më i madh në botë do të shkurtojë edhe 9000 vende të tjera pune.

Koncerni në sfondin e “gjendjes së pasigurtë ekonomike” duhet të “zhdërvjelltësohet” sa i përket numrit të të punësuarve.

Qendra logjistike e Amazon në Torino, Itali

Vala e mbylljes së kontratave të punës në degën e teknologjisë po vazhdon. Pas bumit në periudhën e pandemisë së koronavirusit, inflacioni dhe rritja e shpejtë e interesave u kanë krijuar vështirësi shumë sipërmarrjeve. Pas koncernit amë Facebook-Meta edhe Amazon në sfondin e perspektivës së pasigurtë koniunkturore sërish do të shkurtojë miëjra vende pune: 9000 punonjës të tjerë do të humbasin vendin e punës.

Shefi i firmës Andy Jassy deklaroi një raund të dytë shkurtimesh përmes një e-maili dërguar të punësuarve. “Ky ishte vendimi më i vështirë, por edhe ne mendojmë, se afatgjatë kjo do të jetë më e mira për sipërmarrjen”, shkruan ai. Shefi i koncernit Amazon e argumenton shkurtimin e vendeve të punës me “gjendjen e pasigurtë ekonomike”.

Në fillim të vitit tregtari më i madh online oati shkurtuar 18.000 nga rreth 1,5 milionë vende pune gjithsej, Kësaj here ndër të tjera do të shkurohen vende në sektorin e Cloud AWS, në biznesin e anonsave si dhe në shërbimin Livestreaming Twitch.

Shpresa të ekzagjeruara?

Prej muajsh sipërmarrja është e ngarkuar prej shqetësimeve nga inflacioni dhe recesioni, veçanërisht në degën e teknologjisë. Shumë firma të kësaj dege nisën ofensivë punësimesh gjatë pandemisë së koronavirusit, kur njerëzit papritur u spostuan në internet për të ruajtur kontaktet sociale dhe konsumin. Tek Amazon numri i të punësuarve u dyfishua me kontrata në kohë të plotë dhe të pjesshme nga 800.000 në fund të vitit 2019 numri i të punësuarve arriti në mbi 1,6 milionë në fund të vitit 2021.

Amazon nuk është përjashtim në këtë degë: Javën e kaluar Facebook Meta gjithashtu deklaroi një raund të dytë shkurtimesh. Pas shkurtimit të 11.000 vendeve të ounës në nëntor 2022, ndërkohë tek Meta do të shkurtohen edhe 10.000 pozicione të tjera pune si dhe nuk do të ketë pranime të reja për 5000 vendet vakante deri tani. Sipas të dhënave të shërbimit për financat Bloomberg në degën e teknologjisë vetëm në fillim të këtij viti deri në shkurt janë shkurtuar mbi 67.000 vende pune.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...