10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Gjergji Nika: Bashkitë, moçale korrupsioni – Koalicioni Euroatlantik propozon zonat e lira ekonomike

 

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Vlorën, Gjergji Nika, ka kritikuar ashpër situatën në pushtetin vendor, duke e cilësuar atë si një “moçal korrupsioni”. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ai tha se bashkitë janë kthyer në qendra pastrimi parash dhe pasurimi të pushtetarëve, ndërsa prezantoi disa nga pikat kryesore të programit të Koalicionit Euroatlantik për zhvillimin ekonomik dhe ndalimin e shpopullimit.

Zonat e lira ekonomike dhe decentralizimi

Sipas Nikës, një nga reformat kryesore të Koalicionit Euroatlantik është krijimi i Zonave të Lira Ekonomike, me qëllim:

✔ Nxitjen e lirisë ekonomike dhe menaxhimit efikas të pasurive lokale.

✔ Frenimin e shpopullimit të zonave periferike, i cili sipas tij ka arritur nivele alarmante.

Gjithashtu, Koalicioni Euroatlantik propozon një reformë të thellë administrative, duke:

• Forcuar këshillat bashkiakë dhe rritur transparencën e financave vendore.

• Ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve lokalë, ku kryetarët e njësive administrative të mos emërohen, por të zgjidhen me votë të drejtpërdrejtë.

• Funksionimin e zyrave ONE-WINDOW në çdo njësi administrative për të afruar shërbimet pranë qytetarëve.

Rritje e buxhetit për pushtetin vendor

Nika nënvizoi se buxheti i bashkive do të jetë jo më pak se 3% e PBB-së, duke u rritur çdo vit me 0.5%.

Ndryshimi i ndarjes territoriale: 4 rajone

Në kuadër të përshtatjes me kriteret e BE-së për organizimin territorial, Koalicioni Euroatlantik propozon ndarjen e Shqipërisë në katër rajone, si një hap për:

✔ Luftën kundër korrupsionit.

✔ Zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

✔ Zvogëlimin e burokracisë dhe forcimin e autonomisë lokale.

“Shqipëria meriton më shumë”, përfundoi Nika në mesazhin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...