15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Gjergji Nika:”Uji i Tragjasit u merret banorëve për të furnizuar oligarkët në Palasë dhe Dhërmi”

 

Një vendim i Bashkisë së Vlorës ka ngritur në alarm banorët e fshatit Tragjas, të cilëve u merret uji i Izvorit për t’u furnizuar disa resorte në Palasë dhe Dhërmi, në pronësi të oligarkëve dhe politikanëve pranë tyre.

Reagimi ka ardhur nga Gjergji Nika, një drejtues aktiv i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, i cili e cilëson këtë vendim si një shkelje të rëndë ligjore dhe një akt të pastër në shërbim të interesave të një pakice të pasur, në dëm të banorëve të ndershëm që mbështeten tek bujqësia dhe blegtoria për të mbijetuar.

Është e papranueshme që interesat e shumicës të sakrifikohen për pasurimin e një pakice oligarkësh. Ky vendim do ta varfërojë zonën dhe do të shkatërrojë investimet e banorëve të Tragjasit, të cilët do të mbeten pa një burim jetik uji”, ka deklaruar Nika.

Ai ka denoncuar këtë akt si një shembull tipik të politikës që favorizon oligarkët dhe të ashtuquajturit “investitorë strategjikë” në kurriz të qytetarëve.

Unë jam me banorët e Tragjasit! Kundër karshillëkut të një pushteti të kalbur, kundër grabitjes së pasurive jetike dhe arrogancës së këtij vendimi të padrejtë. Nuk mund të lejojmë që uji i tyre të shkojë për luksin e oligarkëve, ndërsa ata mbeten pa burime për jetesën e tyre”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë: 

https://www.facebook.com/share/p/18JuubkW19/?mibextid=wwXIfr

Banorët e Tragjasit pritet të reagojnë fuqishëm kundër këtij vendimi, duke kërkuar drejtësi dhe mbrojtje për të drejtat e tyre themelore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...