17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gjermani / Rekord infektimesh me Covid-19 , hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese

Gjermania ka regjistruar më shumë se 50 raste me koronavirus për 100 mijë banorë në 7 ditët e fundit, ka njoftuar Qendra Kombëtare Epidemiologjike, përderisa janë shtuar thirrjet për ndryshim të qasjes.

nstituti Robert Koch ka konfirmuar 14,714 raste të reja, që është rekord i ri ditor, edhe pse ky numër është menduar të jetë rritur për shkak të një gabimi teknik më herët gjatë kësaj jave. Numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën prej 10 mijë. Masa më të rrepta janë vënë në zbatim në nivel lokal, në zonat ku niveli i infeksioneve në rajone të caktuara është rritur mbi pragun prej 50 rastesh në 100 mijë banorë, duke përfshirë këtu edhe kufizimet në tubime publike.

Këto të dhëna u publikuan në kohën kur në Gjermani janë shtuar thirrjet për rikthim në nivel kombëtar të kufizimeve gjithëpërfshirëse, që u vendosën në fillim të pandemisë. Aktualisht, 16 shtetet federale të Gjermanisë janë të lira që të vendosin vet rregullat e tyre, duke çuar kështu në një grumbull masash të ndryshme në tërë vendin. Kritikët thonë se kjo situatë është konfuze dhe e rrezikon përpjekjen e Gjermanisë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Në kryeqytetin Berlin, që aktualisht është epiqendër e COVID-19, masa të reja kufizuese kanë hyrë në fuqi këtë të shtunë. Maskat janë bërë obligative në tregje dhe në 10 rrugë të veçanta që kanë shumë frekuentim, në qendra tregtare dhe në vende ku krijohen rende të pritjes. Rreth njëmijë policë do të mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave strike përgjatë kësaj fundjave.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka përsëritur thirrjen e saj për gjermanët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të reduktojnë në minimum socializmin. “Ne nuk jemi të pafuqishëm kundër virusit, sjellja jonë e përcakton se sa fuqishëm dhe se sa shpejtë shpërndahet. Urdhri i ditës për të gjithë ne është: reduktoni kontaktet. Takoni sa më pak njerëz”, tha Merkel në adresimin e saj javor përmes videos.

Kancelarja ripostoi videon e saj të para një jave, ku kishte apeluar që njerëzit të përmbahen nga udhëtimet dhe festimet që “nuk janë të nevojshme”. “Ju lutem qëndroni në shtëpi, kurdo që është e mundshme, kudo që është e mundshme”, tha Merkel./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...