10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Gjermania i jep mesazh të fortë Serbisë: “Së pari pastroni para derës suaj” për sulmin terrorist në Banjskë

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar ashpër ndaj Serbisë për mungesën e seriozitetit në ndjekjen penale të personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, i ndodhur më 24 shtator 2023.

Në një deklaratë zyrtare, përfaqësia diplomatike thekson se udhëheqësi i vetëpranuar i sulmit, ish-nënpresidenti i Listës Srpska dhe serbi i Kosovës, zoti Radoiçiç, i cili ka pranuar përgjegjësinë, vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb. Kjo, sipas ambasadës, dëmton rëndë përpjekjet për ndërtimin e besimit dhe përgjegjshmërisë në rajon.

Ambasada përdor një shprehje të njohur gjermane: “Së pari pastroni para derës suaj”, duke nënkuptuar se Serbia duhet të trajtojë problemet e saj para se të kritikojë Kosovën.

Reagimi i Berlinit erdhi pas letrës së kryenegociatorit serb për dialogun, Petar Petkoviç, i cili akuzoi Kosovën për “veprime përshkallëzuese”, duke iu referuar ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ambasada gjermane kritikoi po ashtu edhe qeverinë e Kosovës, duke cilësuar këtë iniciativë si një veprim që tensionon më tej situatën.

Ngjarjet u përshkallëzuan pas shfaqjes publike të personave të akuzuar për sulmin terrorist në Parkun e Pionierëve në Beograd, pranë zyrës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, më 28 qershor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...