8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Gjermania planifikon taksë mbi pijet me sheqer dhe kufizim të energjikeve për të rinjtë nën 16 vjeç

Gjermania po ndërmerr një nismë ligjore për vendosjen e taksës mbi pijet që përmbajnë sheqer, si dhe për kufizimin e përdorimit të pijeve energjike për personat nën moshën 16 vjeç. Kjo masë synon të luftojë obezitetin tek fëmijët dhe ka mbështetje të gjerë ndërpartiake.

Propozimi pritet të hidhet në votim këtë të premte në Bundesrat, organi federal që përfaqëson 16 landerët gjermanë. Drafti nuk përcakton ende nivelin konkret të taksës, por parashikon që të ardhurat të përdoren për programe shëndetësore dhe iniciativa publike.

Kryeministri i Schleswig-Holstein, Daniel Günther, një nga iniciatorët e nismës, theksoi se industria ushqimore duhet të rishikojë formulat e produkteve. Një tjetër element i propozimit është kufizimi i energjikeve për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës, taurines dhe sheqerit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 100 vende kanë vendosur taksa të ngjashme, përfshirë Belgjikën, Francën dhe Portugalinë. Megjithëse CDU kishte refuzuar një propozim të ngjashëm në shkurt, zhvillimet e fundit tregojnë një ndryshim qëndrimi, me mbështetje edhe nga të Gjelbrit dhe Socialdemokratët.

Sondazhet tregojnë se rreth 60% e qytetarëve gjermanë e mbështesin këtë masë, ndërsa një studim i Universitetit Teknik të Mynihut në vitin 2024 parashikon se një taksë e ngjashme do të ulte konsumin ditor të sheqerit me 2-3 gramë për person.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

82-vjeçari gjendet pa jetë në Klos, dyshohet se rrëshqiti nga shkëmbi

0
Një 82-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Klos. Sipas Policisë, i moshuari, me inicialet E. M., ishte shpallur i...

“Homeland Justice”: “Kemi hakuar Postën Shqiptare, posedojmë të gjitha të dhënat”

0
Një tjetër sulm kibernetik është raportuar ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri, ku pas ndërhyrjes në faqen e Kuvendi i Shqipërisë, grupi Homeland Justice pretendon...

Pjekuria nuk vjen në 18 vjeç/ Studimet: Truri vazhdon të zhvillohet deri në të...

0
Shumë njerëz e lidhin të qenit i rritur me moshën 18 vjeç, kur ligjërisht fitohet statusi i adultit. Megjithatë, studimet e fundit në fushën...

Ndryshim në Ujësjellësin e Vlorës/ Klevis Kaso merr drejtimin e institucionit

0
Klevis Kaso është emëruar në krye të institucionit të Ujësjellësit në Vlorë, duke marrë një nga pozicionet kyçe në administrimin e shërbimeve publike në...

Kujdesi për gojën/ Aloe vera si ndihmë natyrale për mishrat e dhëmbëve

0
Pjesa e gojës është ndër më delikatet dhe më të ndjeshmet për shëndetin e përditshëm, ndërsa problemet me mishrat e dhëmbëve shpesh shoqërohen me...