14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gjesti kërkon falje në gjykatë, psikologia: “Mund të jetë në gjendje të rënduar emocionale”

Këngëtari kosovar Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, ndodhet aktualisht në paraburgim dhe gjatë një deklarate para gjykatës ka shprehur keqardhje për veprimet për të cilat akuzohet, duke theksuar se ato janë kryer në një gjendje të rënduar emocionale.

Sipas deklaratës së tij, situata personale që po përjeton është më komplekse nga sa mund të duket në pamje të parë. Ai ka kërkuar falje për rastin, ndërsa çështja po shqyrtohet nga autoritetet.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe psikologia Atifete Syla, e cila thekson se këngëtari mund të jetë duke kaluar një periudhë të rëndë psikologjike, e ndikuar nga tragjedia që i ndodhi vëllait të tij.

Ai ka mundësi të vuajë nga stresi posttraumatik për shkak të tragjedisë së vëllait të tij. Gjendja emocionale është shumë e rënduar, por kjo aspak nuk e justifikon sjelljen e tij,” u shpreh Syla.

Sipas saj, edhe izolimi prej rreth gjashtë muajsh nga aktivitetet televizive dhe nga kontakti me publikun mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij emocionale, duke krijuar ndjenja vetmie dhe pasigurie.

Psikologët e lidhin shpesh stresin posttraumatik me ngjarje të rënda personale, si humbja e një personi të afërt, situata që mund të shkaktojnë ankth, depresion dhe ndjenja të forta faji. Në këtë kontekst, ekspertët vlerësojnë se rasti i këngëtarit mund të jetë i lidhur me një gjendje të tillë psikologjike, ndërsa procesi ligjor ndaj tij vijon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...