14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

GJKKO sekuestron sipërfaqen përfituar nga falsifikimi i dokumenteve në Dhërmi

Më 23 tetor 2023, Gjykata Kombëtare për Krimet e Rënda dhe Korrupsionit (GJKKO) me kërkesë të SPAK (Prokuroria e Përgjithshme Antikorrupsion) vendosi sekuestrojen preventive të një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë në bregdet. Ky truall ishte regjistruar në emër të shoqërisë “AG. TCC” shpk, e cila është e lidhur me Artan Gaçin, një ish-deputet i Partisë Socialiste (PS) dhe njëkohësisht biznesmen. Akuzohet se përfitimi nga kjo toke u bë përmes dokumenteve të falsifikuara.

Më 28 mars 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestrojen preventive të një sipërfaqe prej 5080 metra katrorë në kufi me sipërfaqen tjetër të sekuestruar më parë prej 5512 metra katrorë.

GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrojen preventive, duke vendosur masën e sigurimit të pasurive mbi pronën e identifikuar si “Pasuria numër 36/341,” e cila ishte tashmë e identifikuar në dokumentet hipotekore. Kjo toke ishte kthyer nga një truall bujqësor në pronë të shtetit dhe më pas ishte dhënë leje për ndërtimin e një kompleksi turistik. SPAK dyshon se ky tjetërsim u bë nga ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në bashkëpunim me Jerasimo Bashin.

Sipas SPAK toka prej 5080 m2 që ishte toka bujqësore u kthue tokë shtet, ku më pas u dha leje për ndërtimin e një kompleksi turistik që do ndërtohej nga Artan Gaçi. Sipas SPAK ky tjetërsim u krye nga Jorgo Goro në bashkëpunim me vartësin e tij, Jerasimo Bashi.

Gjatë hetimeve lidhur me këtë tjetërsim toke, Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës ka mohuar të ketë shkelur ligjin. Në një pjesë të dëshmisë që ai ka dhënë për Prokurorinë e Posaçme gjatë Goro ka thënë se e gjitha procedura e ndjekur për pronën ishte trajtuar nga drejtoria e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki ndërsa ai vetëm kishte firmosur si titullar institucioni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...