10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

GJKKO shqyrton nesër kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga burgu

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar datën 13 gusht, ora 10:00, për seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e ish-Presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të lehtë.

Seanca e mëparshme u shty pas kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani, i cili argumentoi se çështja duhet të shqyrtohet nga gjyqtari që ka ndjekur dosjen në fazën hetimore, Erjon Çela, dhe jo nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani. Për shkak se gjyqtari Çela ishte me pushime, dosja iu caktua Banit si gjyqtar i gatshëm, por ky i fundit shpalli moskompetencë.

Meta kërkon lirimin duke pretenduar se nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave, pasi hetimet janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për akuzat: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, që lidhen me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ–DIA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...