12.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Gjykata e Apelit lë në burg Arbër Paplekajn, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Lirohen 10 të akuzuarit e tjerë për ngjarjen

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit duke lënë në burg Arbër Paplekajn, i cili dyshohet si autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Apeli ndërkohë ka liruar 10 të akuzuarit e tjerë për ngjarjen, duke i ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Arbër Paplekaj nuk ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës së Apelit, të mbajtur në ngarkim të tij.

Gjatë seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë, Paplekaj u shpreh:

“Ndjehem i tronditur sepse një njëri ka mbetur i vrarë.Nuk e kisha menduar se do të gjendesha në një situatë dhe rrethanë që të rrezikoja jetën e dikujt, për shkak se unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së njerëzve, pavarësisht rrethanave ekstreme për mbrojtjen e vetes dhe personave më të cilët isha. Dhe nuk e di se cila është gjendja e familjes sime”.

Gjykata e Apelit po ndjek penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune

Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

Kujtojmë se vrasja e militantit të PS-së Pjerin Xhuvani ndodhi në 21 prill, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke tronditur opinionin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT