11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Gjykata e Apelit rrëzon gjobën prej 500 milionë dollarësh ndaj Donald Trump

Një gjykatë apeli në Nju Jork ka rrëzuar gjobën prej 500 milionë dollarësh që Presidenti Donald Trump ishte urdhëruar të paguante vitin e kaluar për mashtrim civil lidhur me rritjen e artificiale të vlerës së pasurive të Organizatës Trump, me qëllim sigurimin e kushteve më të favorshme për kredi.

Gjyqtarët e Divizionit të Apelit të Gjykatës Supreme të Nju Jorkut thanë se, megjithëse Trump ishte përgjegjës për mashtrim, gjoba prej gjysmë miliard dollarësh ishte e tepruar dhe shkelte mbrojtjet kushtetuese kundër dënimeve të ashpra.

Vendimi fillestar i gjykatës së shkallës së parë, i udhëhequr nga gjykatësi Arthur Engoron, kishte vendosur fillimisht një gjobë prej 355 milionë dollarësh, e cila u rrit në mbi 500 milionë pas akumulimit të interesave. Gjykatësi kishte vendosur gjithashtu që Trump të mos shërbente si drejtues kompanie apo të merrte kredi nga bankat në shtetin e Nju Jorkut për tre vjet.

Paneli prej pesë gjyqtarësh të Apelit ishte i ndarë mbi meritat e padisë fillestare të ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e cila akuzoi Trump dhe djemtë e tij për “mashtrim të vazhdueshëm dhe të përsëritur”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...