23.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Gjykata e Lartë cakton datën e seancës gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë ka caktuar sot datën se kur do të mbahet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Cela.

Seanca do të zhvillohet më 28 shtator, në orën 10:00.

Ish-ministri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Po ashtu, me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela.

Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Hetimi për ish-ministri e brendshëm dhe ish-drejtorin e policisë Vlorë dhe zyrtarë të tjerë nisi dy vite më parë.

Ish-minitri Tahiri ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, i cili kërkonte rihetimin nga e para për të.

Gjykata e Lartë mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit ose mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT