6.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Gjykata e Lartë hap garën për anëtarët e rinj të KLGJ/ Kandidatët e rinj mund të paraqesin kandidaturat e tyre deri më 3 shtator

Gjykata e Lartë ka hapur garën për kandidaturat për anëtarët e rinj të KLGJ. 12 dhjetori i këtij viti përfundon mandati i 5 prej anëtarëve aktualë dhe kandidatët e rinj mund të paraqesin kandidaturat e tyre deri më 3 shtator.

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë, 6 të zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve dhe 5 nga radhët e jo gjyqtarëve ndërkohë 12 dhjetori do të thotë fund i mandatit për 3 prej anëtarëve nga radhët e gjyqtarëve dhe 2 nga pedagogët.

Kandidatët duhet të paraqesin disa dokumentacione teksa më pas do të jetë Administrata që verifikon kushtet ligjore dhe shpall kandidaturat zyrtare në faqe.

NJOFTIM

për hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve

për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Sipas nenit 147/b të Kushtetutës, mandati i anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbaron me përfundimin e afatit kohor të mandatit. Referuar nenit 277 të ligjit 115/2016 “Për qeverisjen e organeve të sistemit të drejtësisë”, që parashikon se mandati i anëtarëve të ish KLD-së përfundonte “në ditën kur zgjidhet anëtari i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor”dhe se KLGJ konsiderohet i krijuar “në ditën kur zgjidhet anëtari i fundit i tij”, data 12 dhjetor 2019, kur janë zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve 6 anëtarët e fundit përcakton momentin nga i cili fillon mandati i anëtarëve të këtij organi. Për rrjedhojë, data 12 dhjetor 2021 konsiderohet si data e përfundimit të mandatit respektiv për 5 anëtarët e KLGJ-së, sipas shortit të hedhur në momentin e krijimit të KLGJ-së, respektivisht, 3 anëtarë të zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve, si dhe 2 anëtarë të zgjedhur nga radhët e pedagogëve.

Referuar rregullave ligjore që përcaktojnë zhvillimin e kësaj procedure të hollësishme, ndjekja e të gjithë fazave procedurale nevojitet të respektohet me përpikmëri, me qëllim përmbushjen e detyrimit ligjor nga të gjitha organet kompetente të zgjedhjes së anëtarëve të rinj, jo më vonë se data 12 dhjetor 2021. Gjithashtu, bazuar në nenet 9 dhe 107 të ligjit 115/2016, jo më vonë se 4 muaj nga data e mbarimit të mandatit të anëtarëve të KLGJ-së shpallet thirrja nga Kryetari i Gjykatës së Lartë për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët për anëtarë të KLGJ-së. Në zbatim të këtij detyrimi, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë me anë të këtij njoftimi publik shpall thirrjen për paraqitjen e kandidaturave për anëtarë të KLGJ që duhet të plotësohen nga radhët e gjyqtarëve të të gjitha niveleve.

Sipas nenit 9 të ligjit 115/2016, afati ligjor fundor brenda të cilit duhet të shpallet thirrja për paraqitjen e interesit për anëtarë të KLGJ është data 12 gusht 2021. Ligji ka parashikuar ndjekjen e disa fazave procedurale edhe afateve konkrete, të cilat llogariten duke konsideruar datën 12 gusht 2021, si datë të fillimit të procedurave përkatëse. Meqenëse shpallja e thirrjes për shprehjen e interesit nuk mund të bëhet tej datës 12 gusht 2021, vlerësohet e arsyeshme që thirrja të bëhet më parë, me qëllim që të mos lihet në afatin fundor, si dhe duke qenë se për shkak të ligjit, muaji gusht është muaj i pushimeve vjetore në sistemin e drejtësisë. Me qëllim që kandidatët dhe organet përkatëse të kenë kohën e mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore, afati i paraqitjes së kandidaturave do të jetë data 3 shtator 2021.

Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe shpall kandidaturat në faqen zyrtare. Vendimi për përjashtimin e kandidaturave bëhet nga Komisioni i Kualifikimit pranë Gjykatës së Lartë, i cili përbëhet nga Kryetari dhe 2 gjyqtarë të caktuar me short. Kandidatët e përjashtuar nga Komisioni i Kualifikimit kanë të drejtë të ankohen brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila vendos brenda 7 ditëve nga data e depozitimit të ankimit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë thërret Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjithë niveleve, për zgjedhjen e kandidatëve, jo më vonë se 2 muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve të KLGJ, sipas nenit 13 të ligjit 115/2016. Brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit në faqen zyrtare të institucioneve mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila vendos brenda 7 ditëve për rrëzimin e kërkesës ose për përsëritjen e zgjedhjeve.

Bazuar në nenin 10, pika 3 të ligjit nr.115/2016, të ndryshuar, kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, bashkë me shprehjen e interesit, duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. a) jetëshkrimin e përditësuar;
  2. b) deklaratat individuale të gjyqtarëve që i kanë mbështetur, të nënshkruara rregullisht, sipas këtij formati:http://gjykataelarte.gov.al/web/deklarate_klgj_5880.pdf
  3. c) formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, sipas këtij formati:/web/Formular_Vetedeklarimi_3556_1.php

ç) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

  1. d) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës përpara 2 korrikut 1991, sipas këtij formati:http://gjykataelarte.gov.al/web/formulari_ish_sigurimi_shtetit_5878.pdf
  2. dh) një deklaratë individuale të nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;
  3. e) informacion mbi të afërmit e shkallës së dytë, ungj/emtë, nip/mbesë, gjysh/gjyshe, gjysmë vëlla/motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dhe vë në dispozicion të të interesuarve një formular tip për dhënien e këtij informacioni, sipas këtij formati:http://klgj.al/wp-content/uploads/2021/07/VENDIM-Nr.-277-dat%C3%AB-01.07.2021-P%C3%8BR-MIRATIMIN-E-FORMULARIT-N%C3%8B-ZBATIM-T%C3%8B-NENIT-10-T%C3%8B-LIGJIT.pdf

ë) listën e personave të lidhur, të përcaktuar në ligjin për “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Ju bëjmë thirrje të gjithë gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, sipas ligjit nr.84/2016, të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ me qëllim përtëritjen e përbërjes së këtij organi kushtetues me gjyqtarë që garantojnë profesionalizëm dhe besueshmëri.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese mund të bëhen në adresën elektronike [email protected] , si dhe në adresën postare të Gjykatës së Lartë: Rruga Ibrahim Rugova, Nr.20, 1001, Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT