11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi

 

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 8 muaj burg të ish-kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi, për shpërdorim detyre. Megjithatë, në ndryshim nga Shkalla e Parë, Apeli ka pezulluar dënimin me burg dhe e ka konvertuar atë në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Rasti lidhet me një kallëzim të bërë nga një qytetar, i cili kishte pretenduar se në pronat e tij, bashkia e Libohovës po zhvillonte një projekt zgjerimi rruge, duke angazhuar firmën Alba Kontruksion. Pas këtij projekti, qytetari kishte kërkuar që të riparoheshin dëmet që ishin shkaktuar në tokat e tij, si dhe të pastroheshin dherat dhe inertet.

Megjithatë, gjatë përfundimit të punimeve, denoncuesi vëzhgoi se muri rrethues nuk ishte ndërtuar siç duhej dhe ishte shtrirë në tokat e tij, duke shkaktuar dëme të tjera. Prokuroria e Posaçme nisi hetimet dhe sekuestroi projektin, ku u konstatua se ishte shkelur procedura e shpronësimit, duke rezultuar në një dëm ekonomik për familjen kallëzuese prej 362,480 lekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...