4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “Arrest me Burg” për shtetasin Turk Yalcin Hanci

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e “arrest me burg” për shtetasin turk, Yalcin Hanci, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që transportonte emigrantë të paligjshëm, kryesisht në Itali, me skaf. Kjo masë ishte caktuar për Hancin që në vitin 2022, pas akuzave për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të një grupi të organizuar kriminal.

Yalcin Hanci, i cili u ekstradua nga Gjeorgjia, ishte pjesë e këtij grupi gjatë viteve 2020-2021, i cili trafikonte ilegalisht emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani drejt Italisë. Gjatë seancës së fundit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca vendosi të pranonte kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe të vazhdonte zbatimin e masës së “arrest me burg” ndaj të pandehurit.

Hanci akuzohet për disa vepra penale, përfshirë “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, të cilat parashikohen nga nenet 298, 28, 333/a dhe 334 të Kodit Penal të Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme është urdhëruar të ekzekutojë këtë vendim, ndërsa Hanci ka të drejtë të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...