11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e Berishës për heqjen e masave të sigurisë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesat e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, për të hequr masat e sigurisë nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Mbrojtja ka ngritur pretendime për vendim të padrejtë, duke akuzuar SPAK-un për sjellje partiake, ndërsa avokati Genc Gjokutaj theksoi se do të ndjekin rrugën ligjore për të arritur në të vërtetën.

“Ne kemi dokumentuar shkeljet skandaloze të këtyre gjykatave. Janë humbur disa beteja, por nuk është humbur lufta. Kur them betejë dhe luftë, aty është dyluftim në gjyq, pavarësisht se SPAK sillet si një parti politike, por do ndjekim rrugën ligjore që është i vetmi mjet i sigurt për të na çuar tek e vërteta. Këta bëjnë sikur nuk kuptojnë por në fund do ta marrin përgjigjen”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Ndërkohë, në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, u mbajt seanca e paraqitjes së informacioneve dy mujore të hetimeve të SPAK, ku avokatët kërkuan revokimin e masave të sigurisë. Ndërkaq, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi vazhdojnë të qëndrojnë në arrest shtëpie, me Berishën që ende mbetet deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por riskon humbjen automatike të mandatit nëse nuk shfaqet në seancat plenare deri në fund të qershorit.

Diligjenca dy mujore ishte kopja e dy muajve më parë. Kishte një shtesë që SPAK kishte kërkuar informacion a kishin ndërtesat mbrojtje kundër zjarrit. Janë shumë fashikuj por kuptojmë që është i njëjti tekst”, tha Gjokutaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...