3.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për sekuestro të pasurisë ndaj ish-kreut të Kushtetueses

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për të sekuestruar pasurinë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

SPAK ngriti ndaj Dedjas akuzën për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë.

Ndaj tij SPAK, ngriti akuzën për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë dhe të fshehjes.

Referuar hetimeve të SPAK, rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme që nuk i justifikon me burimet e deklaruara të të ardhurave.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT