7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Gjykata e Tiranës dënon Princ Leka Zogun me 1 vit burg për dhunën në pallatin mbretëror

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot (21 janar 2025) vendimin për çështjen e dhunës në familjen mbretërore, ngjarje e ndodhur në mars 2024. Princ Leka Zogu u dënua me 1 vit burg për akuzën “Dhuna në familje”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 8 muaj, ndërsa u vendos pezullimi me 16 muaj shërbim prove.

Po ashtu, gjykata dënoi me 10 muaj burg edhe Gjergj Zaharinë, babain e Elias Zaharisë, por me gjykim të shkurtuar, dënimi u reduktua në 6 muaj e 20 ditë. Në vendimin e saj, gjykata pezulloi dënimin e Zaharisë me 1 vit e 40 ditë shërbim prove.

Ndërkohë, gjyqtarja Migena Laska shpalli të pafajshme Elia Zaharinë, duke argumentuar se fakti nuk përbën vepër penale.

Ngjarja e dhunës brenda familjes mbretërore bëri bujë në mars të vitit të kaluar, kur një video e përplasjes mes palëve u publikua në rrjetet sociale, duke nxitur debat të gjerë në opinionin publik.

Të tre personat u morën si të pandehur për “dhunë në familje”, ndërsa gjykimi ndaj tyre u zhvillua me procedurë të përshpejtuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...