10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gjykata e Vlorës konfirmon mandatin e Vangjel Tavos si Kryetar i Bashkisë Himarë

Gjykata e Vlorës ka vendosur t’i japë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës, një vendim ky që u mor më 18 shtator nga gjyqtari Artan Çirraga. Pasi shqyrtoi dokumentacionin përkatës, gjykata e konsideroi të ligjshëm dhe e vlerësoi mandatin e Tavos për drejtimin e bashkisë.

Pas këtij vendimi, Tavo pritet të betohet para Këshillit Bashkiak, duke marrë zyrtarisht detyrën. Më herët, më 12 shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte konfirmuar mandatin e tij. Zgjedhjet në Himarë u certifikuan si nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ashtu edhe nga Kolegji Zgjedhor, të cilët vlerësuan se nuk kishte ndonjë shkelje që do të ndikonte në ndryshimin e rezultatit zgjedhor.

Zgjedhjet në Himarë u përsëritën më 4 gusht, pasi mandati i Fredi Belerit u shpall pavlefshëm. Beleri u dënua me dy vite burg nga Apeli i GJKKO për blerje votash, çka çoi në anulimin e fitores së tij. Kandidati socialist Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet me një diferencë prej 1,477 votash kundër kandidatit opozitar Petro Gjikuria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...