Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se gjykata e ka dhënë vendimin e saj dhe i ka njohur atyre vulën dhe logon, por siç shprehet ai ky vendim po mbahet peng nga Edi Rama.
Berisha po ashtu u shpreh ne kete proces, Rama ka bere pale edhe Lulzim Bashëm, ndersa u shpreh se PD do marre pjese ne zgjedhje dhe betejen kryesore do te kete me kryeministrin.
“Gjykata ka vendosur për firmën, vulën për logon, për siglën për të gjitha. Kjo është e vërtetë. Pasi ka shqyrtuar dokumentet e 11 dhjetorit 2021, statutin e miratuar në Kuvendin e Rithemelimit, vetë procedurën e ,mbledhjes së Kuvendit dhe cdo gjë, gjykata ka vendosur për ligjshmërinë e plotë të këtij dokumentacioni. Nuk mund të imagjinohet pengimi i regjistrimit. Këtë po bën Rama, po pengon regjistrimin. Gjykata ka vendosur cdo gjë në përputhje me ligjin.
Jemi në kushtet e mbajtjes peng nga Edi Rama. Ne do përballemi me Edi Ramën. Ne gjykata na ka njohur vulën, firmën, siglën, statutin që të gjitha. Edi Rama mban peng zbatimin e këtij vendimi. Rama ka shpallur palë Lulzim Bashën”, tha Berisha.
Berisha po ashtu tregoi edhe rrugën që ai do të ndjekë për të t’u regjistruar në KQZ.
“Ne do dërgojmë në afatin e caktuar ligjor komisionerët, për KQZ dhe për çdo njeri në Shqipëri përveç Ramës, vendimi i gjykatës është i padiskutueshëm. Ne do i dërgojmë, a do ta urdhërojë Rama kryetarin e KQZ ajo është tjetër punë”, tha nder te tjera Berisha.