11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

5 vota pro dhe 3 kundër, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt: “Rimarrja e drejtimit të Bashkisë së Tiranës është legjitime”

Me pesë vota pro dhe tre kundër, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të Erion Veliajt, duke rrëzuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës dhe dekretin e Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve.

Kundër kërkesës së Veliajt votuan Holta Zaçaj, kryetare e Gjykatës, si edhe Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi, ndërsa pro vendimit votuan Sandër Beci, Ilir Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Mariana Semini.

Seanca vendimtare u zhvillua më 31 tetor, ku Veliaj kërkoi shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave dhe të dekretit presidencial, duke argumentuar se ato ishin të papajtueshme me Kushtetutën. Seanca, që zgjati rreth shtatë orë, përfundoi me vendimin që i jep fund paqartësisë ligjore dhe politike: Erion Veliaj mbetet kryebashkiaku legjitim i Tiranës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të ndikojë direkt në skemën e zgjedhjeve dhe të qartësojë statusin e kryeqytetit, ndërkohë që më parë Kryeministri Edi Rama kishte shpallur si kandidate të PS-së Ogerta Manastirliun.

Ky vendim shënon një fitore ligjore për Veliajn dhe një moment kyç në zhvillimet politike të kryeqytetit, duke vendosur standardin për respektimin e garancive kushtetuese për kryebashkiakun e zgjedhur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...