10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Gjykata Kushtetuese shqyrton paditë për shfuqizimin e tatimit mbi profesionet e lira

Gjykata Kushtetuese shqyrton në një seancë të hapur gjyqësore katër paditë të bashkuara lidhur me shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili nisi zbatimin për profesionet e lira nga 1 janari. Paditë janë depozituar nga Partia Demokratike (PD), Kontabilistët, Avokatët dhe Ekspertët e Miratuar.

Në seancën gjyqësore ishte e pranishme Mimoza Arbri, përfaqësuese e Kuvendit, e cila kërkoi që gjykata të mos e pranojë padinë për shfuqizimin e tatimit mbi profesionet e lira. Arbri argumentoi se ligji në fjalë nuk trajton vetëm të punësuarit, por edhe individët tregtarë, duke theksuar se ligji siguron lehtësi ligjore për grupet e caktuara të sipërmarrjes. Ajo gjithashtu shtoi se pezullimi i ligjit do të sillte pasoja negative në buxhetin e shtetit, duke pasur parasysh që të ardhurat nga ky tatim janë të planifikuara në buxhetin vjetor.

Në anën tjetër, Këshilli i Ministrave gjithashtu kërkoi që padia të mos pranohet, duke mbështetur qëndrimin e përfaqësueses së Kuvendit.

“Neni 69, nuk trajton vetëm të punësuarit, por edhe individët tregtarë dhe brenda ligjit janë caktuar dhe lehtësitë ligjore për grupe të caktuara të sipërmarrjes, dhe pezullimi i ligjit do të sillte si pasojë humbjen e këtyre lehtësive. Afati i zbatimit të ligjit ka nisur, kësti i parë ishte 31 mars dhe ka patur efektet e tij. Pezullimi do të sillte probleme edhe në buxhetin e shtetit pasi në planifikimin vjetor janë përfshirë të ardhurat që mblidhen nga kjo taksë”, tha përfaqësuesja e kuvendit, Mimoza Arbri.

Jorida Tabaku, deputetja e PD-së, argumentoi se ky ligj diskriminon të vetëpunësuarit dhe shton një barrë të panevojshme për ta, duke e vlerësuar si një cenim të sigurisë juridike dhe një perqasje të padrejtë ndaj profesioneve të lira. Ajo gjithashtu përmendi se ndikimi i ligjit ka qenë shkatërrues për shumë biznese, duke çuar në mbylljen e 11 prej tyre dhe rritjen e çmimeve në treg.

“Ligji i tatimeve është ndryshuar 23 herë duke krijuar trajtim preferencial për një grup pakicë. Para gjykatës provuam se ky ligj cënon veprimtarinë ekonomike dhe efektet mbi bizneset janë pothuajse shkatërruese duke rezultuar në 11 biznese të mbyllura dhe efektet boomerang të rritjes së çmimeve.
Argumenti i qeverisë është qesharake” tha Tabaku jashtë Gjykatës e cila është tërhequr për 15 minuta për të vijuar më pas me pyetje përgjigje

Pas pohimeve dhe argumenteve të paraqitura nga të dyja palët, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për një pushim 15-minutësh, para se të vazhdojë me seancën për pyetje dhe përgjigje më tej.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...