GJKKO vendosi të mbajë në burg kryetarin në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, për shpërdorim detyre. Ndërkohë, masa e sigurisë për ish-kreun e Kadastrës, Bilbil Aliaj, u ndryshua nga “arrest me burg” në “detyrim me paraqitje” pasi është babai i një fëmije të mitur 5 muajsh.
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës u shoqërua nga blloku i sigurisë në Tiranë në Gjykatën e Posaçme, ku u verifikua masa e sigurisë. Report TV solli momentin e shoqërimit të tij brenda gjykatës dhe brenda kafazit ku qëndrojnë të arrestuarit gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Goro u arrestua më 23 mars 2024 pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste të tjetërsimit të pronave në Dhërmi, me një sipërfaqe prej 10592 m2, për përfitim personal.
Masat e sigurisë për ish-juristin e Kadastrës, Vezir Gjikoka, ndryshuan nga “arrest në shtëpi” në “arrest me paraqitje”, ndërsa për Jerasimo Bashin dhe Stavri Mëhillin, masa e sigurisë u la në fuqi.
Sa i përket kryebashkiakut të Himarës, më 29 mars pritet të zgjidhet mes dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria ose Blerina Bala, për të zëvendësuar postin e kryebashkiakut në detyrë. Ndërkohë, Fredi Beleri është i dënuar për blerje votash dhe pritet të zgjidhet për të zëvendësuar postin përfundimisht.
Në hetim:
Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe është arrestuar.
Jerasimo Bashi akuzohet për të njëjtën vepër dhe është në kërkim.
Bilbil Aliaj është caktuar me “detyrim me paraqitje”.
Vezir Gjikoka është nën masa “arrest në shtëpi”, e cila u ekzekutua.
Stavri Mëhilli është në kërkim për “falsifikim dokumentesh”.