14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Gjykata Ndërkombëtare penale lëshon Urdhër-Arrest për Netanyahu për ‘krime kundër njerëzimit’

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë shkelje të të drejtave të civilëve në Gaza. Ky urdhër është një zhvillim i rëndësishëm dhe përshkallëzon procedurat ligjore lidhur me luftën në Gaza, duke bërë që 124 shtetet anëtare të ICC-së të kenë detyrimin ligjor për të arrestuar Netanyahu dhe Gallantin nëse ata hyjnë në territorin e tyre.

Sot, gjykata njoftoi se kishte refuzuar njëzëri ankesën e Izraelit lidhur me juridiksionin e ICC-së, duke theksuar se kishte “baza të arsyeshme” për të besuar se të dy politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi për krime lufte. ICC gjithashtu theksoi se kishte arsye të besonte se ata kishin “privuar qëllimisht dhe me vetëdije” civilët e Gazës nga ushqimi, uji, ilaçet dhe energjia elektrike.

Kryeministri Netanyahu ka mohuar më parë këto akuza, duke i quajtur kërkesat për urdhër-arrest “absurde, të rreme dhe një shtrembërim të realitetit”. Izraeli gjithashtu ka argumentuar se asnjë demokraci tjetër nuk është trajtuar në një mënyrë të tillë nga ICC dhe ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit.

Ky vendim i Gjykatës Ndërkombëtare Penale mund të komplikoje përpjekjet për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez që ka shpallur luftë ndaj Izraelit dhe është klasifikuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Gjykata lëshoi gjithashtu një urdhër-arresti për liderin e Hamasit, Mohammed Deif, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Izraeli kishte deklaruar në gusht se kishte vrarë Deifin në një sulm ajror në Gaza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...