15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Hashim Thaçit për të vizituar babain e sëmurë

Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është shtruar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka Misetić, i cili njoftoi se kishte kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë një leje të shkurtër për klientin e tij që të mund të vizitonte babanë, por kjo kërkesë u refuzua.

Babai i klientit tim, Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Thaçit t’i jepej një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar për arsye humanitare. Prokuroria e Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët refuzuan vizitën,” ka shkruar avokati në rrjetet sociale.

Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Refuzimi i kërkesës për vizitë ka ngjallur reagime dhe shqetësime në Kosovë, ku shumë mbështetës të Thaçit e shohin këtë vendim si mungesë humanizmi nga ana e gjykatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...