14.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

Gjykata zbut masën e sigurisë për punonjësin e gjykatës pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Banush Koxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Vendimi vjen pas shqyrtimit të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, pasi Koxhaj vuan nga diabeti prej disa kohësh.

Koxhaj u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë, kur gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi nuk kishte ushtruar kontroll fizik ndaj dy të dyshuarve të armatosur që hynë në sallën e gjyqit, edhe pse detektori i skanerit kishte sinjalizuar praninë e armëve.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka treguar se një plumb i vetëm plagosi babë e bir, Ragip dhe Elvis Kurtaj, të cilët ishin të pranishëm gjatë ngjarjes. Ndërkohë, Elvis dhe Gjon Shkambi mbeten në burg për akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj gjyqtarit” dhe “mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.

Vendimi për zbutjen e masës ndaj Koxhajt ka ngjallur debate në opinionin publik, duke reflektuar tensionin rreth ngjarjes së paprecedentë në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ivanka Trump lexon për Shqipërinë: Tre libra që po e njohin me historinë dhe...

0
Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale tre libra që fokusohen tek Shqipëria dhe shqiptarët, duke...

Trump: “Pak i zhgënjyer” nga Zelensky për planin e paqes me Rusinë

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se ndihet “disi i zhgënjyer” nga homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi ky i fundit...

Kaos në Kretë: Fermerët grekë bllokojnë aeroportin dhe përplasen me policinë

0
Protestat e fermerëve në Greqi janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke përfshirë tashmë edhe ishullin e Kretës. Sot, aeroporti “Nikos Kazantzakis” në Heraklion është bllokuar plotësisht,...

Tragjedi në Trentino: 64-vjeçarja humb jetën nga zjarri në apartamentin e saj

0
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme komunitetin e Sover në Trentino, ku një grua 64-vjeçare humbi jetën pasi u asfiksua nga tymi...

Malaj: “Bonusi për pensionistët përfundon, por pensionet mesatare do të rriten deri në 400...

0
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një interviste në emisionin “E-ZONE”, sqaroi se politika e ndjekur deri më tani me bonuse për pensionistët po...