17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Gjyqi do tregojë të vërtetën” – Reagon Belina Pupa pas akuzave për “shtëpi bari” në Australi

Sipas medias australiane “The Advertiser”, Belina Pupa është ndaluar dhe po përballet me akuza për kultivim të kanabisit, ndërsa bashkëshorti i saj Elvis Pupa është shpallur në kërkim dhe ndodhet aktualisht në arrati.

Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga gazeta australiane, theksohet se aktiviteti kriminal i dyshuar ka ndodhur mes datave 1 janar dhe 4 prill të këtij viti. Pupa dyshohet se ka qenë e përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në një banesë që rezulton në emrin e saj, ndërsa mbrojtja e saj ligjore pretendon se prona ka qenë dhënë me qira dhe se ajo nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal.

Belina Pupa ka reaguar publikisht pas akuzave të rënda nga drejtësia australiane për përfshirje në një rast kultivimi kanabisi në një “shtëpi bari”. Ajo mohon përfshirjen dhe sqaron se prona ishte thjesht në emrin e saj dhe e dhënë me qira. “Gjyqi do pasqyrojë faktet, nuk mund të flas më shumë për arsye hetimore”, shkruan Pupa. Ndërkohë, bashkëshorti i saj Elvis Pupa është shpallur në kërkim.


“Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...