17.5 C
Tiranë
Saturday, October 19, 2024
spot_img

“Gjyqtarja Gjoka ka kërkuar 500 mijë euro..”/Akuzat e Argita Berishës hedhin dritë mbi veprimtarinë e Ish-Gjyqtares Irena Gjoka

Ish-kryetarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, ka kërkuar nga SPAK që të hetojë akuzat e bëra nga Argita Berisha, e cila pretendon se gjyqtarja është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të Partisë Socialiste për të mos e futur në një grup të strukturuar kriminal. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur Gjoka është në qendër të vëmendjes për vendimet e saj lidhur me masat e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, për të cilët ajo vendosi “arrest në shtëpi” dhe “arrest në burg”, respektivisht.

Duke pasur parasysh se dosja e aferës “Partizani” është dërguar për gjykim në SPAK dhe Gjoka nuk mund të jetë pjesë e trupit gjykues, ajo ka dërguar një relacion në këtë institucion për të kërkuar hetime të thelluara mbi deklaratat e Argitës. Gjyqtarja Gjoka po kërkon që SPAK të merret me këto akuza publike që janë bërë ndaj saj nga vajza e ish-kryeministrit.

Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar më 23 shtator 2024, Argita Malltezi akuzoi se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë të përfshirë në dosjen e “Encrochat”. Ajo theksoi se “gjyqtarja Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të PS 500 mijë euro që të mos e fuste në grup të strukturuar kriminal”.

Argita shprehu dyshime rreth besueshmërisë së hetimeve dhe kërkoi që SPAK të sqarojë situatën. Ajo tha se ka dëgjuar nga burime joformale që Gjoka është filmuar në një video, e cila supozohet të jetë e marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria.

Kjo video, sipas Argitës, tregon bisedën mes Gjokës dhe ish-eksponentit të PS, në të cilën ajo negocion për një tarifë prej 500 mijë euro. “Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo,” përfundoi ajo, duke bërë thirrje për transparencë dhe hetime të plota mbi akuzat e bëra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT