6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Gledis Nano bën analizën vjetore të policisë në Kukës dhe shpalos prioritetet: “Zero kultivim i kanabisit”

Për Policinë e Shtetit, prioritet mbetet dominimi mbi situatën kriminale në vend, duke shprehur gatishmëri të plotë për të luftuar këtë fenomen.

Në analizën vjetore të Policisë në qarkun e Kukësit, drejtori Gledis Nano u shpreh se parandalimi i kultivimit të kanabisit është prioritet dhe sfidë personale e profesionale e tij dhe e gjithë Policisë së Shtetit, që ai drejton.

“Zero kultivim i kanabisit: për këtë ai ka kërkuar që të gjitha strukturat të fillojnë punën menjëherë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit, duke grumbulluar informacion për personat që kanë tendencë për kultivim të kanabisit dhe personat që merren me tregtimin apo trafikimin e kanabisit dhe drogave të forta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, Nano ka theksuar se qarku i Kukësit është qark kufitar dhe për rrjedhojë krimet ndërkufitare janë prioritare.

“Thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i veprimeve policore ndërmjet strukturave vendore dhe kufitare për të parandaluar krimet ndërkufitare është shumë i domosdoshëm, me qëllim parandalimin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm emigrantëve nga vendet e treta dhe të gjitha krimeve të tjera ndërkufitare”.

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga strukturat e Policisë, që të kenë një angazhim më të mirë për parandalimin e krimit, veçanërisht krimit të rrugës, aksidenteve rrugore, prishjes së rendit dhe sigurisë, pasi këto kanë impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe aty fillon edhe perceptimi që kanë qytetarët për punën e Policisë.

“Forcimi i bashkëpunimit midis Policisë, pushtetit vendor, institucioneve, shkollave dhe organizatave joqeveritare janë prioritete kryesore për vitin 2022.

Duke qenë se qarku i Kukësit ka zona turistike dhe frekuentohet nga mijëra turistë, duhet angazhim akoma më shumë për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për turistët, që është dhe prioritet kombëtar.

Në qarkun e Kukësit janë evidentuar tri raste të turistëve që kërkonin ndihmë, pasi kishin mbetur në zona malore. Shërbimet e Policisë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, u kanë ardhur në ndihmë dhe i kanë shpëtuar, gjë që tregon qartë se Policia është e angazhuar maksimalisht për të krijuar një ambient sa më të sigurt, që turistët të ndihen të sigurt dhe ta vizitojnë sa më shumë vendin tonë”.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm, nisur nga situata e motit të keq me temperatura të ulëta, që pritet të ulen akoma më tepër në ditët në vijim, ka kërkuar nga strukturat e DVP Kukës dhe ato Kufitare, nëpërmjet tyre dhe nga të gjitha strukturat e Policisë së qarqeve në të gjithë vendin, që të rrisin prezencën policore në rrugë, të rrisin gatishmërinë, që të jenë në ndihmë të përdoruesve të rrugës dhe të qytetarëve në nevojë, në rast se do të ketë përkeqësim të mëtejshëm të motit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT