4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë –shteti i detyrohet 100 mijë euro dëmshpërblim

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar përfundimisht betejën ligjore ndaj qeverisë shqiptare, pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra në vitin 2022.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe Sokol Ibi, rrëzoi ankimimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat kishin kërkuar anulimin e vendimit që i jepte të drejtë Nanos për largimin e padrejtë nga funksioni.

Sipas vendimit të formës së prerë, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë Gledis Nanos një dëmshpërblim prej 60 pagash mujore, çka përkon me afatin pesëvjeçar të ndërprerë të mandatit të tij. Vlera totale përllogaritet në rreth 100 mijë euro.

Nano u shkarkua më 31 gusht 2022, pas propozimit të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi në atë kohë se i kishte kërkuar dorëheqjen. Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”, por vendimet gjyqësore të dy shkallëve e kanë konsideruar këtë veprim të pabazuar në ligj.

Ende nuk është bërë e ditur nëse qeveria do të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë, por afati 30-ditor për këtë veprim vijon të jetë i hapur.

Ndërkohë, Gledis Nano është një nga emrat në garë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ku ka kaluar fazën e parë të vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i SPAK, duke u rikthyer në fokusin publik si një figurë me ambicie për drejtimin e strukturave të rëndësishme të sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...