15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Goditen 5 raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara, procedohen penalisht pronarët e dyqaneve

Është finalizuar në Durrës operacioni i koduar ‘Five’. Uniformat blu bëjnë me dije se janë evidentuar dhe goditur pesë raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Ndërkohë janë proceduar penalisht pronarët e dyqaneve.

Sakaq autoritetet bëjnë me dije se janë sekuestruar 2 kg flori , veshje të ndryshme dhe pajisje elektrike.

Njoftimi i policisë:

Durrës-Kontrolle të pandërprera në çdo subjekt tregtar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e krimit ekonomik.

Finalizohet plani operacional i koduar “Five”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës.

 

Evidentohen dhe goditen 5 raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara, procedohen penalisht pronarët e dyqaneve.

 

Sekuestrohen rreth 2 kg flori, veshje të ndryshme dhe pajisje elektrike, të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të kontrolleve në çdo subjekt tregtar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan planin operacional policor të koduar “Five”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit:

-G. P., M. B., H. L., E. N. dhe G. B., të pestë banues në Durrës, pasi në dyqanet respektive tregtonin aksesorë floriri, veshje të ndryshme ose pajisje elektrike, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara në vendin tonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...