5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Goditen sërisht lojrërat e fatit/ Arrestohen 3 persona dhe 3 të tjerë proçedohen penalisht në Vlorë

Tre persona janë vënë në pranga dhe 3 të tjetër janë proceduar penalisht në Vlorë, pasi Policia zbuloi se ata ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy kompjuter laptop, një printer, një Ipad, tre dekodera, dhe katër aparate telefoni celular.

Njoftimi:
DVP Vlorë/Vijon operacioni policor “Fati i lojërave”.

Goditen 3 raste të tjera të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Sekuestrohen dy kompjuter laptop, një printer, një Ipad, tre dekodera, dhe katër aparatë telefoni celular.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati dhe fshehjen e të ardhurave, strukturat hetimore të DVP Vlorë, në bashkëpunim dhe me Strukturat e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë vijuar kontrollet e vazhdueshme në lokale dhe ambiente të ndryshme.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në vijim dhe të operacionit “Fati i lojërave”, shërbimet e Policisë kanë goditur 3 raste të tjera, në vende dhe kohë të ndryshme, konkretisht:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M.,25 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, në ambjentet e lokalit të tij “BAR-KAFE”, dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Gjatë kontrollit janë konstatuar disa paisje elektronike, si një kompjuter laptop, një printer, një Ipad të cilat dyshohen se përdoreshin për lojra të palejuara dhe baste sportive, duke perfituar vlera monetare të pa deklaruar në organet tatimore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh.F.,25 vjeç, banues në Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë konstatuar tre dekodera, një kompjuter laptop dhe një aparatë telefoni celular, të cilat dyshohen se përdoreshin për lojra të palejuara dhe baste sportive.
Si dhe proceduan penalisht shtetasin P.C.,62 vjeç., banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, pasi në ambientet e lokalit të mësipër u konstatua duke vendosur baste sportive.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.B.,29 vjeç , banues në Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “24 Maj”, Vlorë,dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit u gjetën e sekuestruan tre aparate telefona celular të cilat dyshohen se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.
Si dhe proceduan penalisht shtetasit I.J.,50 vjeç,dhe A.D.,27 vjeç, banues ne Vlorë, pasi në ambientet e lokalit të mësipër kanë vendosur baste sportive.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...